Kronikë

Ishte lënë në arrest shtëpie, por bënte kontrabandë cigaresh, prangoset 47-vjeçari në Tiranë

26 Korrik 2019, 14:25| Përditesimi: 26 Korrik 2019, 14:29

  • Share

TIRANË-Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte veprimtari të paligjshme duke tregtuar mallra kontrabandë pa pullë fiskale. I arrestuari është A. H. 47 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë pas sinjalizimit se kishte thyer masën e sigurisë ai është konstatuar në rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë duke lëvizur me automjetin e tij në të cilin kishte të ngarkuara  58 steka cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabandë me mallra qe paguhet aksizë", “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabande", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave ” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?