Florenc Hoxha

Kronikë
Top 24

Florenc Hoxha del nga qelia por nuk merr dot pjesë në protestën e sotme të opozitës

21 Qershor 2019, 15:13| Përditesimi: 21 Qershor 2019, 19:01

  • Share

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar ditën e sotme masën e sigurisë për Florenc Hoxhën, ish-drejtorin e policisë bashkiake të Tiranës,  i cili është lënë në 'arrest shtëpie', ndërkohë që më 19 Shkurt Gjykata e kishte lënë atë në 'arrest me burg'.

Florenc Hoxha u arrestua pas protestës së 16 shkurtit pas sulmeve ndaj kryeministrisë, bashkë me 18 protestues të tjerë.

Ata ushtruan dhunë duke çarë disa herë kordonin e policisë para kryeministrisë, duke thyer xhamat e derës kryesore dhe duke shkatërruar kërpudhën, veprën e artit në lulishten e kryeministrisë.

Sot opozita mban protestën e nëntë kombëtare, por Florenc Hoxha nuk mund të marrë pjesë, duke qenë se është në 'arrest shtëpie'.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilo: 21/06/2019 15:42

    Mos u beni merak se aty e keni se ate vetem muret e burgut e mbanin do kemi dy drejtues guerriljesh sonte Sahitin dhe Lencin dhe kumandar si gjithmone Liken dhe komisar Saliu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?