Një Lamborghini Huracán me vlerë 200 mijë euro është shkrumbuar plotësisht pasi u përplas me mbrojtëset anësore në një autostradë në Itali, e cila ishte marrë me qira.
Incidenti i frikshëm ka ndodhur në autostradën Napoli-Canosa pasi shoferi ishte duke ecur me 300 km/h.
Ka qenë pasagjeri i tij ai që ka filmuar momentin kur shoferi po ecte me shpejtësinë e frikshme deri në momentin kur humb kontrollin dhe përplaset me anësoret e autostradës dhe super makina e marrë me qira digjet plotësisht.
Shoferi dhe pasagjeri i tij u nxorrën në kohë nga Lamborghini që po digjej dhe asnjëri prej tyre nuk u dëmtua.
Në këtë incident nuk u përfshinë automjete të tjera, por brenda një kohe të shkurtër u krijua një radhë rreth një kilometër deri sa zjarrfikësit shuan zjarrin dhe pastruan rrugën.