'Oh nëna ime vdiqa' dhe 'po më çajnë kockat'! Pamje trishtuese brenda Infektivit, aty ku luftohet çdo moment me vdekjen! E moshuara me COVID vdes rrugës për në Tiranë

18 Korrik 2020, 10:51| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 17:44

  • Share

TIRANE-Një 88-vjeçare nga Pogradeci e infektuar me COVID ka ndërruar jetë në Elbasan, teksa po transportohej me ambulancë drejt spitalit Infektiv. E moshuara ishte konfirmuar disa ditë më parë me COVID, gjendja e së cilës ishte përkeqësuar dhe për pasojë po transportohej për në Tiranë te Infektivi. Por gjatë transportit ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë teksa ambulanca ishte duke kaluar në qytetin e Elbasanit. Trupi i 88-vjeçares është dërguar në morgun e Elbasanit. 

Nëse shumë mund ta shohin me dyshim situatën e koronavirusit në Shqipëri, ajo se çfarë po ndodh brenda Spitalit Infektiv ku mbahen të infektuarit, me shumë siguri, do i bëjë të reflektojnë. Ministrja e Shëndetësisë publikoi pamje të rënda brenda spitalit, të pacientëve që rënkojnë nga dhimbjet dhe të mjekëve që vrapojnë për t’i mbajtur në jetë. Më këto pamje trishtuese,  apeli shkon për ata që mund të ndihmojnë për të mos rrezikuar jetën e të dashurve tanë: Mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës. Nga video dëgjohen rënkime si 'oh nëna ime vdiqa' dhe 'po më çajnë kockat'.

Përditësimi me informacionet më të fundit në lidhje me situatën e covid-19 në vendin tonë do të shtyhet për në orën 16:00 çdo ditë, dhe jo në 11:00 siç ka qenë deri më tani. Ministria e shëndetësisë e argumenton këtë ndryshimme fluksine punës në Institutin e Shëndetit Publik për shkak të shtimit të numrit të testeve ditore.

Ora 12:37
'Oh nëna ime vdiqa'! Pamje trishtuese nga Infektivi, të prekurit më koronavirus në luftë me vdekjen (Pamjet të rënda)

"Oh nëna ime vdiqa, më çajnë kockat..." Mjekja që vrapon me ilaçet në dorë. Janë në luftë me kohën. Një vonesë sado e vogël mund të kushtojë shumë. Brenda spitalit Infektiv dëgjon vetëm rënkimet e të prekurve me koronavirus që ndryshe nga shumë të tjerë, shëndeti i tyre nuk është në gjendje ta përballojë në shtëpi virusin.

Të shtrirë në krevatet e spitalit rrethuar nga pajisje, zhurma e të cilave sinjalizon se ka ende jetë, apo në rastin më të keq, se diçka nuk po shkon. Të tjerë, të intubuar. Shkalla më e rëndë e pasojave që virusi ka lënë në trupin e të prekurve dhe që shumë pak prej tyre kanë dalë triumfues.

Prej 130 ditësh bluzat e bardha janë krah pacientëve në një mision të shenjtë, të shpëtimit të jetëve. Me rritjen e temperaturave dhe pamundësinë për të ndezur kondicionerin, në këto pamje që ngjallin mjaft trishtim, bluzat e bardha krijojnë kushtet që pacientët të mos ndjejnë vapën.

Fytyrat e të shtruarve janë të mbuluara në këto pamje që Ministria e Shëndetësisë publikon, por aty, në atë moment të vështirë, mund të ishte i afërmi i secilit prej nesh. E apeli shkon për të gjithë ata që janë jashtë mureve të spitalit që po lufton me një armik të padukshëm: “Lutemi Vendoseni Maskën, Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur”.

Kanë vështirësi për të marrë frymë. Shumë nuk mund të ngrihen nga shtrati, të tjerë i kanë të domosdoshme aparaturat për të qëndruar në jetë. Dallohen persona të moshës së dytë e të tretë, të cilët aktualisht po luftojnë me virusin, e njëjtë shihet edhe angazhimi i palodhur i më të rrezikuarve në këtë betejë: Mjekëve. Në bluzat e bardha vijon të qëndrojë i shënuar emri i tyre, pasi me pajisjet mbrojtëse, vështirë t'i njohësh vetëm përmes syve .

Pamje të frikshme që sjellin trishtim, por që njëjtë duhet të ngjallin edhe ndërgjegjësimin qytetar. Nevojitet shumë pak. Ruajtja e distancës për të shmangur kontaktin dhe mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura. Shumë pak, përballë faktit që pamje të tilla që shumëkush mund t’i ketë harruar, fatkeqësisht përkthehen çdo ditë në jetë të humbura.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 18/07/2020 15:41

    Nuk ka virus kete e jka perhap Ram Mafia. Te cohemi te shporrim Edvinin rrofte Natd Noka e arfhmja dhe shoetimtar i Shqipnis

    Përgjigju
    • Berat Çelepias: 18/07/2020 16:22

      Të zëntë sufllaqja fytin...... nuk ke sy të shohësh si jemi katandisur?

  • Henri: 18/07/2020 14:22

    Më kujtojnë ditët kur i kisha të dy prindërit të shtruar me COVID, rënkonte plaka ime ja si kjo zonja ktu! Më vjen shumë shumë keq! Urok të shërohen shpejtë!

    Përgjigju
  • Koli: 18/07/2020 13:12

    Shqiptarja investigoni se ne prok e pergjith ka 6 raste pozitiv , investigin epidemiologjik spo behet, karantinim jo e jo . Rastet brenda 3-4 ditesh, spo e kuptojme pse e fshehin nese sjellin pasoja me humbje jetesh apo tek familjaret kush e mban pergjegjsine???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?