Kronikë

Ishte me prindërit për pelegrinazh, 12-vjeçarja bie në humnerë në Përmet! Pëson dëmtime në kokë dhe fytyrë

21 Maj 2021, 11:50| Përditesimi: 21 Maj 2021, 13:01

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Përmet të Gjirokastrës, ku një 12 vjeçare ka rënë në humnerë në vendin e quajtur Lip.

Fatmirësisht ka ndodhur një mrekulli pasi e mitura është gjetur e gjallë dhe është nxjerrë nga humnera. Ajo ishte me prindërit dhe të afërmit për pelegrinazh me rastin e ditës së 'Shën Elenës' kur është rrëzuar në humnerë. 12 vjeçarja e bija e një arsimtari ka rrëshqitur si pasojë e një pakujdesie në një moment ekuilibri. 

Gjendja e saj shëndetësore ende nuk dihet por ka pësuar dëmtime në kokë dhe në fytyrë. për shkak të terrenit të vëshirë, ende nuk është dërguar në spital por po mundohen që ta nxjerrin. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo ka rënë nga një lartësi 30 metra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat.

"Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur "Shënelenë", në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi  shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?