27-vjeçarja Olga

Ishte me pushime në Shqipëri, e reja nga Italia humb kontaktet me familjen! Nëna e saj kërkon ndihmë: Kushdo që ka informacion të më kontaktojë

9 Tetor 2023, 22:20| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 07:45

  • Share

Një 27-vjeçare italiane ka humbur kontaktet me familjen e saj në Itali. Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njofton se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.

Rasti i zhdukjes së saj është denoncuar në Policinë e Shtetit, por nëna e Olgës kërkon ndihmën e të gjithëve për ta lokalizuar, pasi çdo lloj ndihme të atyre që e kanë parë apo kanë komunikuar me të do të shërbente.

Të gjithë që dinë një informacion për vendndodhjen e Olgës, me flokë bionde dhe me sy të kaltër mund të kontaktojnë direkt policinë, ose të drejtohen pranë ambasadës italiane në Tiranë.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 09/10/2023 23:49

    Tek pull ishte kjo me pushime?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?