Familja e futbollistit dhe Matthias Verreth

Sport

Ishte me skuadrën në grumbullim, futbollisti belg humbet djalin 14-muajsh! Klubi italian pezullon aktivitetet

28 Korrik, 11:51| Përditesimi: 28 Korrik, 11:53

  • Share

ITALI - Futbolli italian është mbuluar nga një hije e thellë trishtimi, pasi një ngjarje tragjike ka goditur kampin stërvitor të Barit. Mesfushori belg Matthias Verreth, 27 vjeç, ka marrë lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të djalit të tij 14-muajsh, Elliot Charles, teksa ndodhej në grumbullim me ekipin e tij të ri në Roccaraso.

Fëmija ishte shtruar disa ditë më parë në një spital në Belgjikë, me simptoma të një virusi. Pavarësisht përkujdesjes së stafit mjekësor, gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe fatkeqësisht mëngjesin e së dielës, familja e vogëlushit mori lajmin e hidhur.

Verreth u informua për tragjedinë teksa ndodhej në drekë me ekipin, në një ditë pushimi të dhënë pas 10 ditësh përgatitje intensive nën drejtimin e trajnerit Fabio Caserta. Lajmi tronditës e gjeti futbollistin në befasi, i cili shpërtheu në lot, i rrënuar nga dhimbja. Duke treguar mbështetje të menjëhershme dhe solidaritet njerëzor, presidenti i Barit, Luigi De Laurentiis, shoqëroi personalisht lojtarin në aeroportin Fiumicino, për t’i mundësuar një kthim sa më të shpejtë pranë familjes së tij në Belgjikë.

Klubi ka vendosur të pezullojë kampin stërvitor, ndërsa është anuluar edhe miqësorja e së martës ndaj Caveses. Në një njoftim të shkurtër, klubi i Barit ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Verreth, duke theksuar se në këtë moment, prioriteti i vetëm është përkrahja njerëzore dhe mbështetja ndaj mesfushorit në dhimbjen e tij të pafund.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?