Haxhi Bardhyl Sytari, babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari, ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID.
Lajmin e ka dhënë ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin social, Muftiu Sytari.
"Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Baba jonë i shtrenjtë, Haxhi Bardhyl Sytari, sapo e dorëzoi shpirtin e tij! Ju lutem ta kujtoni me dua! Allahu jua shpërbleftë me të mira", shkruan Sytari.
Babai i myftiut të Shkodrës u nis drejt Turqisë prej gjendjes së rënduar shëndetësore nga koronavirusi. Një javë më pas në Ankara shkoi edhe i biri i tij, Muhamed Sytari.
Lajmi kryesor:
Të dy për kurim në Turqi të infektuar me COVID/ Përmirësohet Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, por jep lajmin e keq, ndahet nga jeta babai i tij
K.T./ReportTv.al