Ishte në arrest shtëpie për vrasjen e një karabinieri, arratiset vrasësi i 'Ndrangheta-s! Thyen byzylykun elektronik

1 Shkurt 2023, 19:06| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 22:30

  • Share

ITALI- Vrasësi i Ndranghetës, Massimiliano Sestito është arratisur nga shtëpia, ku ishte në arrest shtëpie. Mësohet se 52-vjeçari tashmë i dënuar me 30 vite për vrasjen e policit Renato Lio, i vrarë më 20 gusht 1991 gjatë një postblloku në Soverato, ishte në pritje të një dënimi nga Gjykata e Lartë për një tjetër vrasje, atë të bosit Vincenzo Femia, një eksponent kryesor në skenën kriminale të kryeqytetit. 

Mbrëmjen e së hënës karabinierët kanë bërë një kontroll, ku zbuluan se 52-vjeçari nuk ishte në shtëpi. Sestito dyshohet se theu byzylykun elektronik për të shpëtuar.

I dënuar me burgim të përjetshëm në shkallë të parë, ai u shpall i pafajshëm në vitin 2019 nga Gjykata e Apelit të Romës. Ai ishte liruar nga burgu në Terni dhe iu nënshtrua arrestit shtëpiak nga 12 janari në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë të caktuar për 3 shkurt. Sestito, është konsideruar si i lidhur me bandën "Iozzo-Procopio-Chiefari" nga Catanzaro, teksa kjo nuk është hera e parë që i është arratisur autoriteteve. 

Një lajm i tillë “ka ngritur të gjithë në këmbë”, për faktin se si një kriminel i këtij lloji të lihej në arrest shtëpie. Një prej tyre ishte dhe zv.kryeministri dhe ministri i transportit e Infrastrukturës, Mateo Salvini.

“Kush është gjyqtari që kishte vendosur që një vrasës që duhej të ishte në burg të lihej në arrest shtëpie?”, ka deklaruar Salvini.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?