Kronikë

Kishte kryer disa vjedhje në Milano, arrestohet 33- vjeçari nga Laçi, pritet ekstradimi në Itali (EMRI+VIDEO)

12 Mars, 08:52| Përditesimi: 12 Mars, 09:11

  • Share

Një 33-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet se ka vjedhur në Milano, në kuadër të një organizate kriminale.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 33’ në kuadër të të cilit u lokalizua në Laç dhe arrestua me qëllim ekstradimin, Klaus Nikolli, 33 vjeç, i lindur në Laç.

‘Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale’, njoftoi sot policia.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?