Një 29-vjeçar me iniciale D.A., nga Ferizaj i Kosovës, është arrestuar gjatë ditës së sotme në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinës.
29–vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Hildesheim, Gjermani, kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjerman vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.
Komento