Ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje në tentativë, 40-vjeçari kosovar fshihej në Tiranë! Arrestohet nga policia

11 Janar 2021, 13:31| Përditesimi: 11 Janar 2021, 14:47

  • Share

TIRANË- Një 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për vrasje në tentativë. Në pranga ka rënë Gazmend Mujaj.

Mësohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës duke u fshehur në Tiranë.

Ai u arrestua në rrugën "Jordian Misja", në një banesë që kishte marrë më qira. Mësohet se 40-vjeçari do të ekstradohet drejt Kosovës. 

“Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit. Operacioni policor i koduar "Lokalizimi", i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese kosovare, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

40-vjeçari strehohej në një banesë me qira, në rrugën "Jordian Misja", Tiranë. Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Lokalizimi".

Në zbatim të kërkesës së ardhur nga ILECU Kosovë, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore, FAST ALBANIA, DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, bazuar në informacionet e marra më parë nga FAST ALBANIA, për 40-vjeçarin, i cili fshihej në Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Autoritetet ligjzbatuese kosovare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Kosovës”, njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?