Foto ilustruese

Kronikë

Ishte në kërkim pasi plagosi me thikë 20-vjeçarin në Dibër, në pranga i riu

15 Prill, 11:34| Përditesimi: 15 Prill, 11:35

  • Share

Dibër- Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Dibrës.

I riu dyshohet se para dy ditësh plagosi me mjet prerës një 20-vjeçar në lagjen “Dobrovë”, për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

“Si rezultat i kontrolleve intensive, të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap dhe u ndalua shtetasi E. E., 19 vjeç, banues në Peshkopi.

Ai u shpall në kërkim më datë 13.04.2025, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Dobrovë”, Peshkopi, ka goditur me mjet prerës, shtetasin E. Sh., 20 vjeç”, informoi sot policia.

Po ashtu blutë bëjnë me dije se ka nisur hetimi edhe për tre persona, për moskallëzim krimi, ndërkohë që 20-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Dje, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për moskallëzim të këtij krimi. Ndërkaq, i dëmtuar vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?