Foto ilustruese

Kronikë

Ishte në kërkim për kanosje, kapet në Shijak i dënuari me 8 vite burg/ EMRI

30 Korrik 2018, 10:54
  • Share

SHIJAK-Policia ka arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 7 vite e 10 muaj burg i akuzuar për disa vepra penale. I arrestuari është Arben Haxhihyseni 48 vjeç, banues në Elbasan. Haxhihyseni në vitin 2014 u shpall në kërkim pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg.

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale " Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim " parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal. Haxhihyesi është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për ekzekutimin e vendimeve penale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?