Policia, foto ilustruese

Kronikë

Ishte në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 29-vjeçari në Pogradec! Vijon puna për kapjen e dy të përfshirëve të tjerë

27 Prill, 09:36| Përditesimi: 27 Prill, 09:38

  • Share

Një 29-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

David Prifti ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 16 Prill bashkë me dy persona të tjerë, kanë goditur me sende të forta një 30-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është shënuar në fshatin Buçimas të Pogradecit për motive të dobëta. 

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e dy të përfshirëve të tjerë. 

Njoftimi i policisë: 

Pogradec/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. 

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën  penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. 

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin: 

D. P., 29 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", e  kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 16.04.2025, në fshatin Buçimas, Pogradec, së bashku me shtetasin E. A., dhe N. A., kanë goditur me sende të forta shtetasin Dh. B., 30 vjeç, duke i shkatuar dëmtime trupore,  për motive të dobëta.

Vijon puna për kapjen e shtetasve E. A., dhe N. A.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?