Gennaro Gattuso

Ishte në ndeshje, Gattusos tentojnë t’i grabisin shtëpinë! E shpëtojnë sistemi modern i alarmit dhe 2 qentë roje

8 Janar 2023, 17:03| Përditesimi: 8 Janar 2023, 17:04

  • Share

Gennaro Gattuso ka ‘shpëtuar’ nga një tentativë grabitjeje në shtëpinë e tij falë një sistemi sigurie të teknologjisë së lartë dhe qenve të tij roje. Një bandë hajdutësh shenjëstroi shtëpinë e italianit teksa ai ishte po drejtonte klubin e tij Valencia në ndeshjen kundër Cadiz të premten.

Megjithatë, në këtë rast Gattuso ishte i përgatitur për çdo sulm të tillë në pronën e tij, pasi kishte instaluar një sistem sigurie më të fundit në shtëpinë e tij që përfshinte alarme, video kamera dhe sensorë lëvizjeje. Gjithashtu dy qen roje ishin në gatishmëri, dhe ata arritën t'i përzinin hajdutët e mundshëm larg shtëpisë.

Policia lokale po heton tani dhe po studion provat video për të gjetur se kush po përpiqej të grabiste pronën në Campolivar, Godella pranë Valencias.

Kjo është tentativa më e fundit për grabitje ndaj futbollistëve pas sulmeve të ngjashme në Spanjë në shtëpitë e lojtarëve të Madridit si Karim Benzema, Alvaro Morata dhe Dani Carvajal, dhe anësori aktual i Gattusos, Samu Castillejo në Valencia.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?