TIRANË- Olsi Karapici, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka qenë një nga demokratët e shumtë që qëndronin në zyrë në seli gjatë kohës së protestës dhe ka zbuluar në 'Repolitix' se ka qenë ai një nga personat që ka kërkuar ndërhyrjen e policinë, e për këtë veprim nuk ka pasur nevojë që të pyes as Lulzim Bashën e as Gazment Bardhin. Ai thotë se këtë gjë e ka bërë sepse ishte i shqetësuar për atë që po ndodhte në seli.
"Unë e kam marrë në celular jam filan fisteku, e kam marrë në 12:59, kam qenë me forumin rinor, familjarët kanë qenë shumë të shqetësuar. E kam marrë me ndërgjegje të plotë, s'kam pse të marrë leje Bashës apo Bardhit, besoj që Bardhi e ka marrë në celular policinë. Nuk vazhdohet me sulme, ta mora ta lash, të shkohet në gjykatë. Nga Policia më thanë "do ta shqyrtojmë", tha Karapici.
Në një kohë kur mbështetësit e Bashës thonë se pati dhunë nga mbështetësit e Berishës, ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Skënderi ka hedhur akuza edhe në drejtim të Gazment Bardhit. Ai thotë se njerëzit që dolën nga zyra e Bashës me shkopinj, janë po të njëjtën njerëz që PD-ja i ka përdorur në Elbasan para zgjedhjeve, referuar këtu 'Struktura për Mbrojtjen e Votës'.
"Basha është politikani më i llastuar që kemi pasur në 300 vite, politikan procedurash, për të zvarritur duke menduar se kështu gjërat do veniten. Nuk po bën asnjë akt politik, ditën e parë thotë "është lider historik, po ca t'i bëj amerikanëve". Imazhet flasin qartë dalin nga zyra e Bashën ato huliganët me shkopa dhe gal lotsjellës, kanë mësyrë të koordinuar nga zyra e Bashës, dhe ballkoni i Bashës nga ajo zyrë kanë dalë, e rëndë politikisht, etikisht, janë po të njëjtët paramilitar që kanë shërbyer në Elbasan për atë që e dini se çfarë ndodhi në Elbasan, informohu, dhe janë po të njëjtin që mësynë me urdhër", tha Skënderi.
Në një plan më të gjerë, dy analistët, Frrok Çupi dhe Plator Nesturi kanë pasur një vlerësim për Lulzim Bashën, duke thënë se me vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën ka shkruan historinë, pasi asnjë më herët nuk ka larguar paraardhësin e tij.
"Bëri atë që nuk e priste njeri, se kanë qenë si qenie simbitike, si Basha dhe Berisha, ajo po ndodh se nëse mbijetonin me njëri tjetrin, sot e asgjësojnë njëri tjetrin. Basha bëri gabim që nuk e shtoi në forumet e partisë, nëse do e kishte marrë si vendim, lirohej dhe nga përgjegjësia e tij", tha Nesturi.
"Basha mund njeriun e paduhur në demokraci, gjë që s'ka ndodhur në historinë e liderve të saj, Berisha më i vështirë se Hoxha. Nuk ka pasur perspektivë nga pasardhësit, Basha në PD e bëri këtë dhe Basha e ka tërësisht PD, mendoni vetëm një moment që në mbledhjen e natës kur u përjashtua Berisha kishte në mënyrë unanime Kryesisë", tha Çupi.
ku karapici eshte ish drejtori i IT te Kryeministrise ne momentin e 21 janarit, nje kucke e vjeter qe atehere ja hodhi se kishte te jatin deputet, me pas u ul ne prehrin e bamir topit, sot eshte ulur ne prehrin e ndonje te afermi te bashes qe ja ka ngul fort e nuk leviz dot kara-pici. Per te ardhur keq kur afrohen keto shushunja/
Përgjigju