Spitali Infektiv

Kronikë

Ishte në terapi intensive, e reja 4 muajshe shtatzënë ndërron jetë nga COVID tek Infektivi

30 Shtator 2021, 09:21| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 13:33

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv, pasi ka ndërruar jetë si pasojë e COVID një grua 4 muajshe shtatzënë.

Roza Qoja, 34 vjeçe nga fshati Gjadër i Lezhës, ka gjetur vdekjen pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore. E reja me datën 28 është dërguar në urgjencën e Lezhës, e më pas në gjendje të rënduar është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiarnë.

Sipas burimeve e reja ishte prekur prej ditësh nga COVID-19, dhe është trajtuar në kushte shtëpie dhe vetëm kur gjendja e saj është rënduar ka shkuar në spital, ku kishte përfunduar në intubim.

Numri i të vdekurve në vendin tonë nga COVID është rritur ndjeshëm. Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në 24 orët e fundit humbën jetën 17 qytetarë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar, ndërkohë që 680 qytetarë rezultuan pozitiv me virusin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?