Bota

Ishte nisur për në Gaza, 'Flotija Globale Sumud' sulmohet me dron në ujërat pranë Kretës (VIDEO)

24 Shtator, 07:01| Përditesimi: 24 Shtator, 14:10

  • Share

Grupi i anijeve “Flotilla Global Sumud” ra sërish në shënjestrën e disa dronëve teksa ndodhej në ujërat pranë Greqisë, në jug të ishullit Kretë. Ngjarjen e raportuan vetë organizatorët e misionit humanitar drejt Gazës, të cilët publikuan video në rrjetet sociale si dëshmi të asaj që ka ndodhur.

Sipas postimeve të faqes së Flotiljes, të paktën 15 dronë fluturun çdo dhjetë minuta në lartësi të ulët mbi anijet, në veçanti mbi anijen “Alma” dhe më pas janë dëgjuar shpërthime. Mjetet e përdorura nga Izraeli dhe aleatët e tij për të zgjatur tmerrin në Gaza janë neveritëse, por ne do të vazhdojmë lundrimin tha një nga aktivistet.

Flotilja Sumud për momentin përbëhet nga 51 anije, shumica prej të cilave ndodhen pranë ishullit grek të Kretës, të ngarkuara me ndihma humanitare për popullatën e Gazës. Qeveria e Netanyahut ka ftuar Flotiljen të çojë ngarkesën e saj në portin e Ashkelon-it, duke garantuar se forcat izraelite do të kujdesen për ta çuar më tej në destinacion.

Në bordin e anijeve ndodhen aktivistë italianë dhe një senator Italian. Ngjarja solli reagimin e zv kryeministrit Italian, i cili kërkoi që Izraeli ti mbrojë anijet dhe të veprojë sipas ligjeve ndërkombëtare.

Në tokë, ndërkohë, realiteti vijon të jetë i dhimbshëm. Të paktën 51 palestinezë u vranë në të gjithë Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, 36 prej të cilëve në Qytetin e Gazës, thanë burime të emergjencave për Al Jazeera. Midis të vdekurve ishin tetë persona që po prisnin ushqim në një qendër shpërndarjeje pranë Rafah, në Gazën jugore.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?