Kristjan Mëhilli

‘Ishte një arratisje e paralajmëruar’ vijojnë kërkimet për kapjen e shqiptarit të arratisur nga burgu në Itali

3 Janar 2022, 08:51| Përditesimi: 3 Janar 2022, 09:12

  • Share

Vijojnë kërkimet për kapjen e Kristjan Mëhillin, 27-vjeçarin shqiptar i cili u arratis nga burgu i Vercellit, në Itali në natën e Vitit të Ri. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Sindikatës së Policisë së Burgjeve të Sapës, Donato Capece, arratisja e tij ishte paralajmëruar.

‘Prej disa kohësh siguria e brendshme e burgjeve është asgjësuar nga masa, si survejimi dinamik dhe regjimi i hapur, largimi i rojeve të Policisë së Burgjeve nga muret e burgut, mungesa e stafit të policëve të burgjeve, mungesa e të cilëve bëri që të ndodhte kjo arratisje’- tha ai, shkruan Fan Page.

Kristjan Mehilli u arratis nga burgu i Vercellit në Itali natën e Vitit të Ri,  duke sharruar hekurat e qelisë dhe duke zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut. Mediat italiane e konsiderojnë në shkrimet e tyre si të rrezikshëm dhe të paskrupullt. 

Në maj 2019 ai u arrestua nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?