‘Ishte një përvojë e veçantë’, ylli i Tottenhaam rrëfen shërbimin ushtarak në Kore: Nuk flisnim fare në fillim

4 Qershor 2020, 13:23| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 13:25

  • Share

Heung-Min Son është futbollisti Koreano Jugor i Tottenham-it në Premier League shumë i dashur nga tifozët e klubit të ‘Supersave’, por jo vetëm, pasi gjithmonë ai del në publik i buzëqeshur.

Periudhën e karantinës për shkak të koronavirusit ai e kaloi në vendlindje ku kreu edhe një shërbim të detyruar ushtarak, që zgjati për dy javë, për shkak se ai angazhohet në Europë. Për këtë aventurë sulmuesi ka folur për faqen e klubit ku ka treguar pak detaje, pasi sigurisht nuk i lejohet. Ajo që vlen për t’u theksuar është se Son deklaron se ka kaluar një kohë të bukur.

Ishte një përvojë e veçantë. Nuk mund të tregoj gjithçka që bëra, por më ka pëlqyer si eksperiencë. Djemtë e tjerë u treguan të këndshëm me mua. Kalova tre javë të vështira, por u përpoqa ta shijoj si aventurë.

Kemi kaluar gjithë kohën së bashku, qëndronim 10 veta në një dhoma. Djemtë nuk flisnin fare në fillim, më pas nisëm të qeshnim dhe bënim shaka të gjithë së bashku,”-thotë Son.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?