Hygerta Meta (autorja), Pëllumb Meta (i ati, viktima), Hysen Meta (djali i madh)

‘Ishte njeri autoritar’, merret në pyetje vajza e madhe e Pëllumb Metës që u vra nga 3 fëmijët e tij! Report Tv zbardh dëshminë në polici

29 Shkurt, 22:10| Përditesimi: 29 Shkurt, 22:48

  • Share

Vajza e madhe e Pëllumb Metës, 50 vjeçarit që u vra nga 3 fëmijët e tij dhe u gropos në oborrin e shtëpisë në Shënavlash të Durrësit, ka dhënë dëshminë në polici lidhur me ngjarjen që tronditi vendin ditë më parë.

Ditën e djeshme, ajo është shprehur në komisariat se nuk ka ditur asgjë për vrasjen e babait nga vëllezërit dhe motra e saj dhe se kishte marrë vesh gjithçka nëpërmjet mediave.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ajo është pyetur mbi marrëdhënien që kishte babai i saj me familjen. Vajza e madhe ka qëndruar në të njëjtën linjë me pjesëtarët e tjerë të familjes sa i takon konflikteve që ato kanë deklaruar se kishin patur vazhdimisht me të ndjerin duke deklaruar se i ati ishte njeri autoritarist që gjithmonë kërkonte të bëhej siç thonte ai.

Në një intervistë që dha 3 ditë më parë për emisionin ‘Pa Gjurmë’, Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës tha se kishte rënë pre e dhunës së tij për vite me rradhë dhe se vazhdimisht, viktima e kërcënonte atë dhe fëmijët se do t’i vriste.

Ndërsa 3 fëmijët, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, u lanë në burg nga gjykata e Durrësit në 26 shkurt nën akuzën e vrasjes së të atit. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?