Ishte njeriu i parë në botë që iu transplantua një zemër derri e modifikuar gjenetikisht, humb jetën pas 2 muajsh 57-vjeçari

9 Mars 2022, 16:51| Përditesimi: 9 Mars 2022, 16:59

  • Share

David Bennett, 57 vjeç, ishte njeriu i parë në botë të cilit iu transplantua një zemër derri, por dy muaj pas kësaj ndërhyrje, ai ka humbur jetën.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e Bennett, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, ku u krye transplanti më 7 janar. Ai filloi të përkeqësohej ditët e fundit dhe spitali njoftoi vdekjen e tij ditën e sotme.

Bennett ishte pacienti i parë që mori një organ kafshe të modifikuar gjenetikisht për të parandaluar refuzimin tek njeriu.

Nuk ka ende asnjë shkak të qartë të identifikuar për vdekjen e tij, tha zëdhënësja e spitalit Deborah Kotz, dhe studiuesit planifikojnë të kryejnë një eskpertizë të plotë.  

Transplanti, megjithëse i shtoi vetëm dy muaj jetës së Bennett, tregoi se fusha e ksenotransplantimit mund të ndihmojë në zgjidhjen e mungesës së organeve njerëzore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?