Limos Dizdari

2 javë agonie, kompozitori Limos Dizdari del nga intubimi! Mjekët ndërhyrje delikate kur ishte në intubim

18 Maj 2022, 11:35| Përditesimi: 18 Maj 2022, 11:50

  • Share

I shtruar prej 2 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kompozitori i njohur Limoz Dizdari ka dalë sot nga intubimi. Vizitën e mëngjesit e pati nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ndër të tjera vlerësoi punën e mjekëve të cilët kanë kryer një ndërhyrje të vështirë dhe delikate gjatë kohës që kompozitori ishte në intubim.

“Keni vënë edhe muzikën e vetë. Isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”, ishte vlerësimi i Manastirliu.

Ndërkohë mjekët e shpjeguan se i kanë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur. 

“Të gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së gjithë stafit”, shpjeguan mjekët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?