DURRËS- Një fëmijë 10-vjeçar ka rënë mbrëmjen e djeshme nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli. 10-vjeçari polak ishte me pushime te Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Dyshohet se ai ka qenë duke luajtur dhe aksidentalisht ka rënë nga ballkoni.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:50, ndërsa 10-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit. Më pas ai është dërguar në spitalin e Traumës, pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fatmirësisht, 10-vjeçari tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
10-vjeçari polak i cili ra nga kati i tretë i hotelit ku ishte me pushime te Shkëmbi i Kavajës, është jashtë rrezikut për jetën, dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Prindërit e fëmijës nuk dëshirojnë të ndajnë informacion më të detajuar për gjendjen shëndetësore të fëmijës.
Ky pidhshtetë d ka vendos që ta fundos Shqipërin para se të gjunjëzohet para serborusit dhe grekut…! Edvin shkjau shqipfolës pak e ka litarin aq ështé duke i bër këti vendi të bekuar…
PërgjigjuBallkonet duhet të kene kangjella 1.2 m të larta dhe të fixuara mirë Atje hane 80/90 cm me dy vida që i majnë, sa për të thonë
PërgjigjuPo tek shkembi i kavajes qe jemi edhe ne, kemi frike ti nxjerrim femijet ne ballkon pikerisht sepse pjesa mbrojtese eshte ndertuar teper e ulet nga standartet qe shohim neper bote.
Përgjigju