Foto ilustruese

Bota

Rusët qëllojnë në drejtim të anijes britanike, Mbretëria e Bashkuar mohon incidentin: Asnjë bombë nuk e preku anijen, po kryhej një stërvitje

23 Qershor 2021, 14:12| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 20:41

  • Share

Një avion Su-24 dhe disa anije ruse qëlluan me 4 bomba kundër një anijeje të Marinës Britanike në Detin e Zi.

Sipas mediave ruse, anija britanike kishte hyrë në ujërat territoriale ruse pranë Krimesë në Detin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes pretendon se më herë e kishin paralajmëruar anijen britanike që një gjë e tillë do të ndodhte nëse ata do të hynin në territorin rus.

 “Anija mori një paralajmërim se do të përdornim armë nëse do të hynin në territorin tonë por nuk e respektuan paralajmërimin”, deklaroi ministria e mbrojtjes.

Anija britanike më pas u largua nga ujërat ruse, duke i dhënë fund incidentit, i cili zgjati më pak se 20 minuta.

Përplasje në të cilat janë përfshirë avionë dhe anije ruse nuk janë të pazakonta, megjithatë një incident i tillë nuk është përsëritur më parë.

Ora 15:03
U raportua se një anije ruse qëlloi në drejtim të asaj britanike, Mbretëria e Bashkuar mohon incidentin

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka mohuar që një prej anijeve të saj u qëllua nga marina ruse pranë Krimesë.

Në deklaratën e saj ministria britanike e mbrojtjes tha se një anije britanike po lundronte pafajësisht në ujërat territoriale ukrainase dhe se asnjë bombë nuk ra në drejtim të saj.

Ministria shtoi se rusët po kryenin një stërvitje ushtarake, duke theksuar se më herët ata kishin paralajmëruar komunitetin detar për këtë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?