Ish-të përndjekurit: PD jo në gabimet e Berishës, i dha poste ish-komunistëve

27 Korrik 2020, 17:40| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 18:00

  • Share

Selisë blu do t’i duhet të përballet edhe me një tjetër sfidë para se të shkojë në zgjedhje: Përfaqësimin e ish të përndjekurve politikë, të cilët kryedemokratit Basha këtë herë ata i kanë vënë një kushte: Ai nuk duhet të bëjë duhet të bëjë gabimet e Berishës, ku ish të përndjekurit, përfshirë edhe ish kryeparlamentaren Jozefina Topalli, i përdori për interesat e Partisë Demokratike.

“Ndërmjet  nesh apo interesave të qeverisjes demokratike, shpesh kanë zgjedhur interesat e partisë demokratike, edhe kur ata kanë qenë kundër nesh. ne kemi pasur kryetaren e parlamentit, Jozefina topallin që vota e saj dhe qëndrimi i saj shkonte kundër interesave tona. ke kemi pasur ish ministra të PD që kanë dënuar njerëzit tanë.”

Partia Demokratike duhet të shkojë në zgjedhje me një listë kandidatësh, emrat e të cilëve nuk kanë kaluar vetëm katër fazat e përcaktuara nga udhëzimi i brendshëm, por duhet të kenë edhe pëlqimi i ish të përndjekurve. Ish kreu i të përndjekurve politikë, i kërkon kryedemokratit që listën e kandidatëve t’ja dërgojë për verifikim edhe autoritetit të Dosjeve.

“Lista e PD që do të hidhet në tregun elektoral, duhet të kenë pastërtinë e figurës jo vetëm në vetë deklarim, por edhe të vërtetuar, duhet një hap tjetër, të vërtetohet nga autoriteti i  dosjeve.”

Skeptik shprehet edhe për komisionin që partia Demokratike do të ngrejë për të vlerësuar kandidaturat e propozuara nga bazat. Sipas tij, ish të përndjekurit nuk mund të vlerësohen nga pinjollët e persekutorëve.

“Nuk mendoj që ai komision ka të drejtën morale e politike të japë mendimin, verifikojë kandidaturat e të përnjekurve politike, nuk mundet që njerëz që kanë punuar për regjimin komunist, që kanë qenë dëshmitarë në gjyqet politike, djem e vajza pinjollë të persekutorëve më të mëdhenj të ish të përndjekurve politikë, që mund të jenë pjesë e atij komisioni. se janë pjesë e strukturave, i dimë dhe i kemi kundërshtuar me emra, të kenë të drejtën morale të përcaktojnë cilët do jenë përfaqësuesit e ish të përndjekurve politikë”, tha Çka.

Sipas Çikës, përcaktimi në udhëzimin e Partisë Demokratike se ish të përndjekurit duhet të jenë më të përfaqësuar, është një hap pozitiv, por që vjen edhe si pasojë e kalkulimeve të Lulzim Bashës, se pa këtë kategori në krah, do të jetë i humbur edhe në zgjedhjet e 2021.

Pa të përndjekurit politikë, e djathta dhe PD veçanërisht është  e pashpresë për një fitore në zgjedhje.”

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 27/07/2020 18:52

    ilir meta është nje maskara I korruptuar.U kap me ze dhe figure duke bër korrupsion.Ai i pafytyre meriton te denohet te jap llogari së bashku me saliun si vjedhes te arit te bankes de shtetit.

    Përgjigju
  • Titi: 27/07/2020 18:06

    Ky i persekutuari te shikoje se kush i ndihmon, se po te jete per permbajtje partie, ku e ku Edi me Salen. Pastaj ky mos harroje se perderisa ne krye de facto+ de jure eshte Berisha me shoke, mund ta pranojme qe kjo parti eshte degezim i kamufluar, degjeneruar i PP-se.

    Përgjigju
    • Beni: 27/07/2020 19:00

      Mendoj se me te gjithe te persekutuarit saliu ka tallur bythen.Shumica e te cileve kanë vdekur sepse ishin te moshuar.Saliu u beri shumë premtime dhe nuk mbajti asnje.Qorrat i kanë dhënë botst saliut da here janë bër vit ime,ndersa saliu u ka dhene atë te NOC Rrokut.A ka ndonje deputet nga te për ndjekur it?Jo.saliu I ka marre zvarr me polici te për ndjekur it.Mos harroni atë që dogji veten me benzinë dhe saluku nuk e rruajti fare.

  • O tej: 27/07/2020 17:48

    Edhe pa kete temin nuk fiton Partia Demokratike

    Përgjigju
    • Lenci: 27/07/2020 20:36

      nebil cika ti ke vulen e sigurimit ne kurriz. Me ligjet e tanishme nuk zgjidhesh deputet. Ka shume organizata te perndjekurish, nuk i perfaqeson ti te gjithe. Zhozefina me Patozin kane sulmuar PD-ne. Patozi ka krijuae partine me mbeshtetje te qeverise. Nuk e fton kush ne PD. Vlora nuk e propozoi.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?