Ish-të përndjekurit

Sociale
Top 24

Ish-të përndjekurit/ Trashëgimtarët, ja emrat e përfituesve që duhet të sjellin dokumentet

7 Maj 2019, 07:15| Përditesimi: 7 Maj 2019, 09:55

  • Share

Deri në datën 5 gusht, trashëgimtarët e një numri të konsiderueshëm të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist kanë afat për të sjellë dokumentat që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji për ta.

Dokumentet që kërkohen sipas ligjit janë dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar; autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; certifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe certifikatë e trungut familjar (certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për t’i dërguar.

Po kështu, ketkohen numrat e llogarisë bankare në Lek (IBAN) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.

Listën e plotë me emrat e gjeni të botuar në gazetën Shqiptarja.com në print

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?