TIRANË- Artisti Ardian Isufi, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar nuk u votua përsëri në zgjedhjet e mbajtura në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në 'Studio Live' në Report Tv, Isufi ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga partia opozitare më e madhe në vend. Sipas Isufit hapësirat në PD po ngushtohen duke theksuar se zëri i elitave është minimizuar dhe zëri i personazheve që nuk i thënë më asgjë PD është rritur. Sipas Isufit ky është një moment për tu larguar nga PD në mënyrë që të reflektohet e kështu do jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun për tu bërë dhe një qasje e fortë përballë kësaj partie.
"Nuk është vetëm çështja e votimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë e pashë të gjithë veprimtarinë e fundit të PD ashtu dhe Kuvendin, e pashë si një moment mbylljeje sesa një moment hapjeje. Ishte një shpresë e madhe që bëheshin nga kolegë e anëtarë të cilët shpresonin se liderishipi të kishte një qasje të re por parë nga fjalimi i Bashës dhe nga mënyra se si u trajtuan çështjeje në Kuvned nuk të lëntë më hapësirë sidomos sa i përket elitave dhe zërave që potencojnë sa më shumë aspektin elitar. Mendova të jem pak më i pavarur në këtë moment për të dialoguar më direkt me publikun dhe për të qenë një qasje më e përforcuar përballë PD. Një aktivitet i pavarur është i vështirë por ka të bëjë më integritetin politik që duhet të ketë çdo individ për të thënë fjalën e tij siç duhet. Hapësirat e PD po ngushtohen që kështu mendoj se është më mirë një formë direkt se sa një formë që humb në zërat dhe korridoret e PD duke pasur parasysh që është minimizuar zëri i elitave dhe është maksimizuar zëri i personazheve që nuk i thonë më gjë PD", u shpreh Isufi.
Për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar, një problematikë e madhe mbetet fakti që nuk u aprovua në ndryshimet e statutit që kryetari i partisë të dorëhiqet nëse nuk fiton zgjedhjet. Sipas tij, një lidership duhet të mbajë edhe përgjegjëis nëse drejton zgjedhjet.
"Së pari mendoj që padyshim një problematikë është çështja e zgjedhjeve por ne kemi disa çështje më të mëdha aq lidhen me statutin. Një nga elementët bazë që ka pasur anëtarësia dhe Këshilli ka qenë çështja e statutit të kryetarit nëse humb zgjedhjet. Mendoj që të ishte një nga elementët bazë të futjes në statutin e riu. Nëse një lidership merr përsipër të udhëheqë zgjedhjet duhet të marrë dhe përgjegjësi", tha Isufi.
Ndër të tjera, Isufi u shpreh në Report Tv se në Partinë Demokratike nuk ka më frymë dhe se kjo parti nuk tërheq më interes në sytë e publikut.
"Unë mendoj që ne duhet të flasim për frymë. Një moment shumë i rëndësishëm i PD ka qenë i çadrës së lirësisë dhe tezës për Republikën e re. Pas kësaj ne pamë që në u bëmë njëlloj hijezimi pas daljes nga parlamenti dhe mos marrja pjesë në zgjedhje. Nuk ishin më pjesë e një frymë por një pjesë e planeve të ditës. Ne duhet të kishim filluar me frymën fillestare. Kemi ardhur në një pikë që s'kemi më frymë dhe orientim ku edhe në fjalën e Bashës, teza e re për qytetarët ishte e formuluar përsa i përket shtyllave qendrore. Një nga çështjet që ka PD është se nuk ka një interes në sytë e publikut. Nuk ka diferencë mes PS dhe PD, duken si SHPK. Kjo është një gjë që e dëmton shumë imazhin e partisë", vijoi Isufi.