Foto ilustruese

Ishte planifikuar përsëritja e Primareve në Dibër, anulohet procesi i votimit! Shkak përgatitja për ‘pastrimin’ e listave

22 Janar 2023, 08:55| Përditesimi: 22 Janar 2023, 09:13

  • Share

Përsëritja e Primareve në bashkinë e Dibrës është anuluar pavarësisht se ishte përcaktuar të mbahej ditën e sotme mes të njëjtëve kandidatë të cilët morën pjesë në Primaret e mbajtura në 4 nëntor ku pati një balotazh mes Ismail Ukës dhe Besnik Alkut.

Ismail Uka përballë Besnik Alkut fitoi më pas vetëm me një votë diferencë. Ndërsa ky i fundit nuk pranoi rezultatin pasi votat u numëruan dy herë.

Mësohet se shkak për anulimin e Primareve ditën e sotme, është bërë puna përgatitore që po bëhet për ‘pastrimin’ e listave të personave që kanë të drejtë të votojnë.Ndërkohë ende nuk ka një datë të caktuar për përsëritjen e primareve.

Për administrimin e procesit të ri zgjedhor, dega e PD Dibër do të miratojë një Komision të ri të Votimit dhe Numërimit, ku në përbërje të tij, për shkak të problematikave të kotatuara të mos marrin pjesë anëtarët që kanë administruar procesin e mëparshëm.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?