Gentian Malidi

Porositës i 137 kg kokainë nga Ekuadori, Apeli lë në burg Gentian Malindin

16 Nëntor 2022, 15:39| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 16:17

  • Share

TIRANË- Apeli i Tiranës ka lënë në burg Gentian Malindin i cili u arrestua më 27 tetor të këtij viti për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit'.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave, ose të vizave. Qysh prej vitit 2019, Gentian Malindi ishte në kërkim për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit'. Kujtojmë se në momentin e arrestimit, për t'i shpëtuar prangave, Malindi i dha policëve mjet identifikimi me emër tjetër.

Në lidhje me këtë çështje Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Altin Myslihakën dhe me Ardian Begën dhe 12 vite e 6 muaj për Adrian Begën, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë. Myslihaka dhe Bega përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përkatësisht me 10 dhe 8 vite e 4 muaj burg.  Myslihaka dhe Begaj, me anë të një çante nxorën 22 pako që ata mendonin se ishte kokainë, por nga ana tjetër rezultoi se me dorëzim të kontrolluar ishte lëndë e përzier kokainë e me oriz, pasi nga porti i Pireut në Greqi, hetuesit grekë dhe ata shqiptarë kishin vendosur të bënin një dorëzim të kontrolluar, duke i vendosur ngarkesës dhe GPS. Ka qenë Myslihaka dhe Begaj që nën drejtimin e Malindit kanë kryer veprimet në Portin e Durrësit. 

Si u kap droga
Më 19 gusht 2019 kontejnerët mbërritën nga Ekuadori, transit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontejnerët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit.

Pas tre ditëve lundrim në det katër kontejnerët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontejnerët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.

Gentian Malindi, me origjinë nga Skrapari dhe banim në Durrës, djali i avokatit të njohur Ilir Malindi, është pronar i një kompanie për tregtiimin e produkteve të detit, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013).

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?