Eni Koçi është një nga këngëtaret më të reja shqiptare që është përfolur jashtëzakonisht shumë për ndërhyrjet estetike që ka bërë. Nuk janë të pakta rastet kur në fotot e publikuara nga Eni, komentuesit shprehen se është e gjitha plastikë.
Por për here të parw, këngëtararja ka sqaruar temën e operacioneve plastike, teksa u përgjigjej ndjekësve me anë të ospionit të ri në Instagram. “A ke bërë ndonjë operacion plastik,?”- e pyet një nga ndjekësit.
“Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund t’a rregulloja.
Ndërhyra prap për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim. Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor," - shkruan Koçi.