Ishte shpallur e humbur, gjendet e dekompozuar kufoma e një 63-vjeçareje në Lezhë

18 Mars 2021, 18:58| Përditesimi: 18 Mars 2021, 18:59

  • Share

Një kufomë e dekompozuar është gjetur në vendin e quajtur "Mali i Tyrbes”, Lezhë, ku sipas policisë ishte e parregullt nga ana strukturore.

Policia njofton se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.  Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.

Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?