Ishte shpallur i zhdukur nga familja, gjendet i pajetë 46-vjeçari në Elbasan

26 Qershor 2023, 20:13| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 21:47

  • Share

Pesë ditë pas zhdukjes, polumbarët e forcave elitë RENEA kanë gjetur trupin e pajetë të Blerim Preçit, 46-vjeçarit që u denoncua i humnur nga familjarët.

Prej të enjtes së 22 qershorit blutë nisën kërkimet në ujërat e lumit “Shkumbin”, pas denoncimit në polici të vëllait të tij.

Ditën e humbjes së kontakteve me familjes, Blerim Preçi kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke që e kishte buzë lumit, dhe gjatë denoncimit vëllai i tha Policisë së Elbasanit se kishte dyshime se mund ta ketë marrë rrjedha e ujit pas kthimit për në banesë, në mënyrë aksidentale.

Sipas policisë atë e kishte marrë rrjedha e ujit, teksa kishte qenë duke kaluar në anën tjetër të lumit Shkumbin.Me marrjen e njoftimit, policia u ndihmua nga RENEA dhe gjetja e trupit u bë këtë të hënë, në shtratin e lumit “Shkumbin”.

'Pas 5 ditësh kërkime të pandërprera, polumbarët e Repartit Special RENEA gjejnë në ujërat e lumit Shkumbin, trupin e 46-vjeçarit që e mori rrjedha aksidentalisht, teksa kalonte lumin. Në vijim të informacionit të dhënë më datë 22.06.2023, sipas të cilit dyshohej se shtetasin B. P., 46 vjeç, e kishte marrë rrjedha e ujit, teksa kishte qenë duke kaluar në anën tjetër të lumit Shkumbin, pasi kishte punuar një sipërfaqe toke, ju bëjmë me dije se: Polumbarët e Repartit Special RENEA, të cilët menjëherë pas marrjes së njoftimit, iu kanë shkuar në ndihmë shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë bërë të mundur, si rezultat i kërkimeve të pandërprera 5-ditore, gjetjen e trupit të pajetë të 46-vjeçarit, në ujërat e lumit Shkumbin, konkretisht në fshatin Papër. Trupi i pajetë i këtij shtetasi u dërgua në morg, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?