Avenir Hysaj

La prindërit në market dhe nuk u kthye më, gjendet i vdekur në pyll 34-vjeçari shqiptar në Itali, mister shkaqet

24 Mars 2021, 07:38| Përditesimi: 24 Mars 2021, 08:07

  • Share

Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator me banim në Bra të Italisë, është gjetur i pajetë në një pyll jo shumë larg qytetit.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte zhdukur me datën 21 shkurt, pa lënë asnjë gjurmë.

Ditën që ishte zhdukur Hysaj kishte qenë me prindërit për të bërë disa blerje dhe më pas ishte larguar duke thënë se do të kthej t’i merrte. Por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, të gjitha gjurmët e muratorit kishin humbur. Telefoni i tij celular ishte i paarritshëm nga ora 15:00 të së Dielës në 21 shkurtit.

Familjarët menjëherë kërkuan ndihmë, por shqiptari fatkeqësisht u gjet i pajetë.Shkaqet e vdekjes së tij janë ende mister, pasi sipas policisë nuk dihet nëse është vrarë; ka vrarë veten; apo ka vdekur aksidentalist. Mbi zbulimin e trupit dhe hipotezat mbi shkaqet e vdekjes, hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët, drejtuar nga Prokuroria Publike, të cilët ruajnë me rreptësi konfidencialitetin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?