Kronikë

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim e prostitucion në Itali, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

18 Prill 2022, 09:46| Përditesimi: 18 Prill 2022, 09:51

  • Share

DURRËS- Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia e Durrësit, me qëllim ekstradimi, drejt Italisë.

Ermal Gjoka, banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Shfrytëzim prostitucioni", të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?