Policia rrugore ka ndaluar 41-vjeçarin Mariglen Abedini të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.
41-vjeçari cili rezulton i dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Apelit, për prodhim/shitje narkotikësh.
“Në vijim të monitorimit dhe verifikimeve në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore dhe ndëshkimin e autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç. Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
