Foto ilustruese

Operacioni 'Agimi' në maj 2021 ku u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis, arrestohet një nga të kërkuarit

31 Maj 2022, 16:26| Përditesimi: 31 Maj 2022, 18:31

  • Share

Një 60 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës.

60 vjecari i indetifikuar me inicialet M.K banues në Krujë ishte dënuar me vendim të Gjykatës së Shkallës së parë Krujë për akuzen e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për vjedhjen e energjisë elektrike në vitin 2021.

Operacioni i policisë nisi që në Maj të vitit të shkuar ku me anë të kontrolleve të shumta të kryera nga Policia në terren dhe me ndihmën nga ajri me anë të avionëve të vënë në dispozicion nga Guarda di Finanza u bë i mundur lokalizimi i parceleva të kanabisit.

Në kuadër të këtij operacioni policia sekuestroi  një laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis dhe 5 automjete. Ndërkohë po punohet për indetifikimin e persova të tjerë të përfshirë dhe vënia e tyre para drejtësisë.

Me arrestimin e sotëm shkon në 20 numri i të arrestuarve dhe të ndaluarve në kuadër të operacionit të nisur në maj 2021, në zonën e Niklës, në fshatrat Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. 

Gjatë operacionit, në maj 2021, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u shpallën në kërkim 24 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 të tjerë.

 

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?