Ishte shpallur në kërkim për grabitje me armë dhe plagosje, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër! Do të ekstradohet drejt Italisë

13 Qershor 2023, 14:58| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 15:13

  • Share

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim për grabitje me armë dhe plagosje në shtetin Italian.

I riu i identifikuar me inicialet A. N, është vënë në pranga pasi prej një muaji kërkohej nga autoritetet italiane.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali, më datë 08.05.2023, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Gjatë operacionit, uniformat blu në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë lokalizuar vendodhjen e 38-vjeçarit në lagjen ‘’Xhabije’’, Shkodër, ku bënë të mundur kapën dhe arrestimin e tij me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?