Ardian Loci

Kronikë

Dekonspiroi operacionet e policisë për asgjësimin e drogës, arrestohet ish-efektivi i FNSH-së! 2 vite më parë u përlot në gjykatë

5 Nëntor 2019, 08:26| Përditesimi: 5 Nëntor 2019, 09:43

  • Share

SHKODER-  Ish-efektivi i policisë, Ardian Loci 48-vjeç i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre ka rënë në prangat e policisë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

Ish-efektiv i FNSH-së akuzohet për dekonspirimin e një operacioni për asgjësimin e bimëve narkotike. Tashmë ai do të hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në Mars 2017, organi i akuzës paraqiti si provë një transkriptim telefonatash ku dyshohet se Loci dekonspironte aksionet e policisë. Mes lotësh për situatën e vështirë familjare efektivi i FNSH i cilësoi të pavërteta akuzat ndaj tij. Loci deklaroi se punonte prej 21 vitesh në polici ndërsa ishte arrestuar pasi ishte kthyer nga shërbimi prej 4 ditesh në Peshkopi.

Ai kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se  gruaja dhe vajza e tij e madhe janë të sëmura, ndërsa ai duhej të kujdesej për vajzën e vogël. Efektivi tha para trupit gjykuese se gjendja e tij ekonomike është e rëndë dhe se ai ishte i vetmi që siguronte të ardhurat për të mbajtur familjen. 

"Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme", njofton policia.             

Komento

Komente

  • liu: 05/11/2019 09:23

    M bahet Ardiani lirohet Bardhoki??

    Përgjigju
  • Loni: 05/11/2019 09:04

    Sa bukur! Kete e arrestoni! Kurse sajmen thjesht nje shperdorim detyre! Ec perpara Shqiperi! Krenar qe jemi bijt e shqipes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?