Një prej autorëve, Adelina dhe viktima

Kosova & Rajoni

Ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një efektivi në Kosovë, arrestohet pas 16 vjetësh një prej autorëve! Si u ekzekutua me 11 plumba 'trimi' i Adelina Ismajlit

16 Korrik 2023, 21:50| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 21:56

  • Share

KOSOVË- Pas 16 vjetësh në arrati, policia e Kosovës arrestoi të shumëkërkuarin Ilir Abdullahun, autorin e vrasjes së efektivit Triumf Riza.

Abdullahu ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që kanë qenë të përfshirë në vrasjen e policit.

Autori, i njohur me pseudonimin ‘Liza’ u kap këtë të diel rreth orës 17:00 në Batllavë të Podujevës

“Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ngjarja tronditëse ndodhi në 30 gusht të vitit 2007. Aso kohe polici ishte në një marrëdhënie intime  me këngëtaren ikonike, Adelina Ismajli. Arsyeja e kësaj përplasje dyshohet të ketë qenë pikërisht Adelina. 

Triumf Riza u ekzekutua me 11 plumba nga Arben Berisha, i cili njihet si bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit Enver Sekiraqës. 

Pas ngjarjes së rëndë këngëtarja Ismajli i ka kushtuar edhe një këngë policit Riza me titullin “Trimit Tim”.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?