Tirana konfirmon në pankinë Julian Ahmatajn të paktën deri në fundin e këtij sezoni. Trajneri nga Elbasani u ul në pankinën e bardhebluve më 5 tetor të vitit të kaluar pas largimit të Orges Shehit me statusin e trajnerit të përkohshëm. Por ditët e ndërrimit të viteve kanë shërbyer për një analizë të situatës në kampin bardheblu dhe Ahmataj është koinfirmuar në pankinë.
Presidenti I Tiranës Refik Halili i pyetur nga Report TV nëse 44 vjeçari është konfirmuar në pankinë ka thënë: “Patjetër që do vazhdojmë me Ahmatajn”.
Julian Ahmataj ka drejtuar deri tani këtë sezon Tiranën në 16 ndeshje duke siguruar 4 fitore, 4 barazime e pësuar 4 humbje. Tirana mban vendin e tretë në renditje ndërsa pas një jave luan ndeshjen e parë për këtë vit ndaj Dinamos në Superiore.