Erion Hasanbelliu dhe momenti kur i jepet ndihma e parë

‘Ishte tullac dhe trupmadh’, flasin dëshmitarët e atentatit ndaj Erion Hasanbellit në Belgjikë! U qëllua me 6 plumba pas shpine para një hoteli

13 Qershor 2022, 09:28| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 10:21

  • Share

Me 6 plumba pas shpine u qëllua 43-vjeçari shqiptar në Belgjikë, Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari. 43-vjeçari shqiptar u qëllua para hyrjes së një hoteli në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein në qendër. Report Tv ka mësuar se Hasanbelliu është përmirësuar dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. 

Sipas dëshmitarëve okularë, dy persona kanë qëlluar në drejtim të Erion Hasanbelliut, duke e lënë të plagosur rëndë. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

‘Kolegu im e pa që ndodhi dhe është në shok’, thotë një punonjës i hotelit.

Sipas dy dëshmitarëve okularë, të cilët ndodheshin pak metra larg vendit të krimit, ishin dy burra që hapën zjarr dhe më pas u larguan.

‘Ishin dy burra pak më të rritur, njëri qëlloi papritmas, disa herë dhe ikën në një rrugë anësore në të majtë të hotelit. Ai ishte tullac, i shkurtër dhe trupmadh’, kujton dëshmitarja.

Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasandro Nogës. Gjithçka nisi në vitin 2000, kur Kasandro Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Belgjikë.

Ora 09:52
Atentatori i Hasanbelliut në Bruksel? Aleksandër Noga dyshohet për të paktën 5 vrasje

1655106899_imago0084635232w.jpg

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në Sanatorium në Tiranë dhe kreu atë që u quajt masakra e ‘Reanimacionit’ duke vrarë Aqif Hasanbelliun (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdinin, shoku i Geronit. Ai u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Por kjo nuk është e vetmja ngjarje që akuzohet Kasandro Noga. Ai dyshohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

Ora 09:31
I shtrirë në tokë dhe I rrethuar nga policë e mjekë, publikohen pamjet nga atentati ndaj Erion Hasanbelliut në Bruksel

 

I shtrirë në tokë dhe i rrethuar nga policë e mjekë. Këto janë pamjet e publikuara nga mediat belge ditën nga atentati që raportohet t’i jetë bërë Erion Hasanbelliut në Bruksel 2 ditë më parë

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?