Olivier Véran

Ishte vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës, ministri i Shëndetësisë në Francë rezulton pozitiv me COVID! Raportohet për shifra të larta infektimesh

13 Janar 2022, 19:39| Përditesimi: 13 Janar 2022, 19:40

  • Share

Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran do të izolohet pasi rezultoi pozitiv me Covid, ndërsa Franca regjistroi sot numrin më të madh të rasteve me COVID, të regjistruar deri tani.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Francës i tha AFP se Véran shfaqi "simptoma të lehta", duke shtuar se ai ishte vaksinuar tre herë.

'Ai do të shkojë në izolim dhe do të vazhdojë të punojë nga ambientet e tij private në ministri.'- th zëdhënësi.

'Unë kam rezultuar pozitiv për Covid,' shkroi Véran në Tëitter. 'Si pasojë jam izoluar dhe vazhdoj të punoj nga distanca'.

Më 21 dhjetor, u raportuan 72,800 raste të reja, në Francë, por shifrat shpërthyen gjatë javëve të fundit ndërsa varianti Omicron u përhap, duke rezultuar në 368,000 raste më 11 janar, dhe me  361,000 raste, më 12 janar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?