‘Ishte vetë arti’, Margarita Xhepa rrëfen takimin e fundit me Mirush Kabashin: Më buzëqeshi dhe më tha se do bënim film tjetër

5 Dhjetor 2023, 12:22| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 12:49

  • Share

Aktorja Margarita Xhepa ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, Mirush Kabashi. Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për Report Tv, ajo foli për karakterin e Mirush Kabashit, duke e përshkruar atë si një njeri shembullor që jetonte për artin gjë që e tregonte në çdo rol të tij.

“I dashur, i sinqertë. Më fliste dhe buzëqeshte. Ishte një bashkëshort dhe prind shembullor. Po ashtu shembullor për kolegët e teatrit. Me atë buzëqeshjen e tij, me atë humorin e hollë. Ishim duke xhiruar në një azil pleqsh në Kavajë “Ne dhe Lenini”. Ai kishte një personazh të dorës së dytë, por ai shkëlqen edhe aty. Ai ishte një merak i jashtëzakonshëm, ai merrej dhe me detajet më të holla. Kishte pasion, e donte artin, shumë serioz në punë. Bënte vërejtje nga më të mirat, më të mençurat. Sepse ai ishte vetë arti. Ai sikur ishte vetë arti. E bënte gjithmonë çdo rol të vërtetë”- tha Xhepa.

Ajo theksoi se Kabashi ishte aq i përqendruar ndaj artit saqë kudo që e takonte, vetëm për atë fushë fliste kudo që shkonte.

“Ai ka qenë gjithmonë i shqetësuar në kuptimin e mirë për teatrin dhe kinemategrafinë. Studionte metoda nga më modernet sesi të rritej më shumë arti shqiptar. Meraku i tij ishte që gjithmonë duhet të evoluojmë. Vërejtjet e tij ishin të mençura. Edhe në plazh që jemi takuar njëherë ishte me bashkëshorten e tij, edhe aty fliste për artin. Ishte i pazakontë. Ishte i përkushtuar për artin, kishte merak të jashtëzakonshëm, i qëndiste karakteret e roleve të tij. Ai kishte merakun e veçantisë, e shikonte jetën me seriozitetin më të madh”- tha aktorja.

Ndërsa më tej ajo rrëfeu edhe takimin e fundit me “Mjeshtrin e Madh”, duke treguar se Kabashi i kishte shprehur dëshirën për të pasur edhe role të tjera me të.

“Kur mora vesh se ishte i sëmurë, nuk e pyeta fare sesa e rëndë ishte. Vetëm e takova, më buzëqeshi i buzëqesha i thashë po ku je se na mori malli kur do bëjmë ndonjë film tjetër.  Po më tha, do ta bëjmë patjetër i kemi disa skenarë do jesh edhe ti Margarita se edhe ti je e përkushtuar ndaj artit.  Ai mori shumë nga brezi ynë. Plejada e artistëve, ka qenë një përkushtim i jashtëzakonshëm. Ai do mbetet i paharruar në memorien e popullit tonë me veprat e tij”- përfundoi aktorja.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?