Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është ndalur te një tjetër hapësirë e kryeqytetit e transformuar gjatë 10 viteve të fundit. Përmes një mesazhi në rrjete sociale Veliaj thotë se parku i Liqenit të Farkës, nga një zonë e zaptuar dhe e mbushur me plehra është shndërruar në një hapësirë të rëndësishme për qytetarët. Ai nënvizon se bashkia gjatë qeverisjes së tij ka pasur një fokus të rëndësishëm në përmirësimin e hapësirave publike dhe ndërtimin e parqeve të reja në kryeqytet.
Postimi i plotë i Erion Veliajt:
Kur morëm detyrën 10 vjet më parë, në Tiranë gjetëm një gjysmë parku te Liqeni Artificial.
Them ‘gjysmë’ sepse e mbani mend se si ishte zaptuar me ndërtime pa leje, plehra, e ç’nuk të shihte syri. Në pak kohë jo vetëm e pastruam, por edhe e dyfishuam si hapësirë për qytetarët. Sot ai park është historia tjetër e suksesit e punës sonë, që vizitohet nga mijëra fëmijë, prindër, gjyshër e turistë të huaj.
E prapë, e pamë të nevojshme se duhet të bënim më shumë, se na duhej edhe një park tjetër i madh, një mushkëri e dytë për qytetin, me të njëjtat hapësira çlodhëse e rikrijuese, me korsi biçikletash dhe pistë vrapi. Ndaj, pas Parkut të Madh të Liqenit vëmendjen e kaluam me Liqeni i Farkës, aty ku kemi krijuar një tjetër oaz për të kaluar fundjavën apo pasditet, ku kemi mbjellë pemë, organizojmë ngjarje sportive si Triathlona, apo ku kemi ndërtuar pedonalen, kënde lojërash etj.
E di që në Tiranën me 1 milionë banorë ka edhe nga ata që nuk i shohin këto, as pemët e mbjella, as vlerën e pronës së rritur falë investimeve tona, por progresi vjen vetëm me punë dhe Liqeni i Farkës do të jetë aty si provë e transformimit të jashtëzakonshëm.
Komente
