Kronikë

Ishte-është/ Shihni transformimin në 74 sekonda të shtëpisë Toshi në Arbanë (VIDEO)

11 Dhjetor 2019, 10:35| Përditesimi: 11 Dhjetor 2019, 14:47

  • Share

Familja Toshi erdhi nga Kukësi për tu vendosur në Arbanë të Tiranë në kërkim të një jete të mirë. Por fatkeqësisht tërmeti i 21 shtatorit i prishi ëndrrën e tyre për të krijuar një jetë të re. Shtëpia ku ishin strehuar u shkatërrua dhe bë e pabanueshme. 

Por falë angazhimit të Bashkisë Tiranë dhe bashkëpunimit të biznesit privat brenda dy muajsh ata panë që ëndrra e tyre jo vetëm që nuk ishte ndërprerë, por tashmë ishte bërë një realitet i jetushëm. Ata kanë tashmë një shtëpi të re, të rindërtuar nga e para dhe që ofron komoditet dhe siguri. 

Shihni videon e transformimit nga një rrënojë e tërmetit në një shtëpi të bukur dhe të kompletuar me të gjitha pajisjet e orenditë.


Lajmi kryesor:

MOBILIZIM/ Prefekti i Lezhës kthen për shqyrtim bonusin e qirave! Rama: Brenda 6-mujorit të parë të 2020 shumica e banorëve në shtëpi të reja


/G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?