Julen Lopetegui tek Sevilla

Sport

Ish-trajneri i Real Madrid Julen Lopetegui merr drejtimin e Sevilla-s

4 Qershor 2019, 12:47| Përditesimi: 4 Qershor 2019, 12:49

  • Share

Sevilla ka zyrtarizuar të martën se 52 vjeçari Julen Lopetegui është trajneri i ri i skuadrës për tre sezonet e ardhshme. Ish-trajenri i Real Madrid dhe Spanjës ishte i përzgjedhuri i drejtuesit të andaluzianëve Monchi pavarësisht se kritikat për përzgjedhjen e tij si trajner  i Sevillas kanë qënë të shumta mbi të gjitha në rrjetet sociale.

Lopetegui duket se nuk është një trajner që i pëlqen tifozëve të Sevillas por kjo nuk ka ndikuar tek drejtuesit të cilët e konsiderojnë si trajnerin ideal pasi për herë të parë me një teknik  firmosin një kontratë 3 vjeçare.

Julen Lopetegui i papunë që kur u shkarkua nga Real Madrid merr drejtimin e Sevilla-s me objektivin për ta rikthyer në Champions League dhe të rrisë edhe çmimet e lojtarëve në merkato. Lopetegui  do të prezantohet të mërkurën në sallën e konferencave të stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan./ Përgatiti Andi Kapxhiu 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?