Hans Peter Briegel trajneri i Shqipërisë në vitet 2002-2006 është i bindur se fajin për krizën që po kalon Gjermania e ka Pep Guardiola.
Ish–futbollisti i kombëtares gjermane ka analizuar për “La Republica” situatën tek skuadra e Joachim Low dhe shigjeton trajnerin spanjoll Guardiola dhe stilin e tij si një dështim që ka ndikuar edhe tek Gjermania.
Është faji i Guardiolës pasi na ka mashtruar duke na thënë se për të fituar një ndeshje futbolli është e mjaftueshme që ta mbash 75% zotërimin e topit. Por nuk është kështu pasi në futboll rezultati është më i rëndësishëm se kontrolli i lojës. Të kesh zotërimin e topit nuk është e mjaftueshme të fitosh dhe këtë e tregoi mjaft qartë Franca gjatë Kupës së Botës.
Hans Peter Briegel
Gjermania sipas Briegel po kalon një krizë tranzitore dhe shton :
Mund të fitosh duke u kthyer edhe në një formë tradicionale të luajturi. E rëndësishme nuk është loja e bukur por të kesh ekuilibër në fushë.
Hans Peter Briegel