Jorge Vilda dhe Rubiales

Ish-trajneri i Spanjës nën hetim pas skandalit të puthjes së Rubiales

27 Shtator 2023, 16:58| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 16:59

  • Share

Jorge Vilda, ish-trajneri i skuadrës fituese të Kupës së Botës të Spanjës, po hetohet si pjesë e çështjes penale kundër Luis Rubiales.

Vilda u shkarkua këtë muaj, pasi presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) Rubiales në finalen e Kupës së Botës puthi sulmuesen Jenni Hermoso. Ai mohon akuzat për sulm seksual dhe detyrim.

Vilda do të dalë para Gjykatës Kombëtare të Spanjës më 10 tetor. Albert Luque, drejtori i ekipit kombëtar të meshkujve, dhe drejtori i marketingut të RFEF, Ruben Rivera janë gjithashtu duke u hetuar, pasi janë thirrur më parë si dëshmitarë.

Rubiales i është dhënë një urdhër ndalimi që e pengon atë të shkojë në 200 metra nga Hermoso.

Të martën, Spanja mposhti Zvicrën 5-0 në ndeshjen e saj të parë në terren që nga fitimi i Kupës së Botës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?